Celebrities Gossip Showbiz

Ekskluzive/ Sardi Strugaj do të jetë i ftuar në episodin e radhës në “Portokalli”!

Në një promo të publikuar nga faqja zyrtare e “Portokalli”, është zbuluar se Kiara Tito do të moderojë programin më të dashur të humorit, së bashku me aktorin Salsano Rrapi dhe moderatoren Nevina Shtylla. “Portokalli” do të nisë nga 6 Tetori në ekranin e Top Channel.

Ndërkohë, premiera e programit të humorit në 5 Tetor në studiot e Top Channel është ‘sold out’ dhe duket se ky sezon pritet të jetë i bujshëm dhe me shumë risi. Me të ftuar special nën petkun e aktorit, shumë personazhe të njohur, aktorë e jo vetëm, do t’i shohim në programin më të dashur të humorit.

I ftuar këtë javë në spektakël do të jetë këngëtari i njohur, Sardi Strugaj, i cili do të performojë në një rol special. Gjithashtu e ftuar speciale do të jetë edhe këngëtarja Jonida Maliqi.

Kujtojmë, se javën e kaluar të ftuara speciale kanë qenë Marina Vjollca dhe Rudina Dembacaj.