Celebrities Magazine Music Pardon My French

Ekskluzive për TAR/ Stresi zbulon bashkëpunimet kombëtare dhe ndërkombëtare në albumin e radhës!

Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon My French” nga Jonida Aliçkolli, të cilës këtë sezon të ri i është bashkuar në moderim Arbër Çepani, ku e vetmja gjë që nuk dinë të bëjnë është të flasin frëngjisht!

I ftuar në pjesën e dytë të emisionit ishte këngëtari i mirënjohur  i rrymës hip hop Arkimed Lushaj, i njohur në skenë si Stresi. Në këtë intervistë ekskluzive, ai foli më shumë rreth albumit të tij të fundit, i cili titullohet “Archimed”. Ai ka vendosur ta titullojë me emrin e tij të përkthyer në gjuhën franceze. Kjo sepse artisti ka jetuar një pjesë të jetës së tij në Belgjikë dhe këtë album ja dedikon pikërisht asaj periudhe.

Në frëngjisht pasi për herë të parë muzikën e fillova në Belgjikë. Aty lindi idea që unë të bëhesha reper. Idea, pasioni, ndihma e njerëzve dhe e perfeksionova tani me punë. Edhe “Archimed” ishte idea pse jo. Aty e nisa edhe emrin w albumit të tretë ja vendosa “Archimed”. 

Po ndonjë koncert në Belgjikë e ka menduar ta zhvillojë?

Unë kam pasur probleme me drejtësinë në Belgjikë edhe është e vetmja gjë që më vret që nuk mund të organizoj një koncert deri në fund të vitit 2024.

Për Top Albania Radio, ai na tregoi disa detaje ekskluzive në lidhje me bashkëpunimet që do të ketë në album.

Episodi i parë ka dalë. Ka 7 këngë. Janë në platformën Spotify. Episodi i dytë normalisht do të jetë më i fortë. Normalisht dihet që episodi i dytë është vendimtar. Ka bashkëpunime internacionale. Mund ta them internacionalisht për Top Albania Radio që do kemi tre bashkëpunime internacionale. Me artistë të njohur jashtë. S’kam dashur të tregoj planet e mia, po tashmë ato këngë janë bërë dhe s’ka njeri që mi prish dot planet.