I ftuar në emisionin e sotëm të “Big Brother Radio” ka qenë gazetari i njohur nga Kosova Shëndrit Lumi, i cili ka folur më shumë rreth fenomenit të “Big Brother Vip Albania 3”. Ajo çka u bisedua më konkretisht ishin akuzat e fundit që ish-bashkëshortja i ka bërë moderatorit Meriton Mjekiqi, ku ky i fundit është banor në edicionin e tretë të këtij spektakli.
Ajo e ka akuzuar atë se nuk është një baba i devotshëm për djalin e tyre dhe se kurrë nuk e ka takuar atë. Ndaj sipas saj, Meritoni nuk duhet ta përmendë atë ose fëmijën e tyre brenda shtëpisë pasi janë të pavërteta ato që ai thotë dhe çdo gjë e ka bërë për vëmendje e famë. Si qëndron kjo histori në të vërtetë? Ja se si shprehet Shëndrit:
Në fakt, mollë sherri i kësaj historie ka qenë një emision tre vite më parë ku Meritoni ka marrë pjesë në Kosovë, pra në një televizion këtu në Kosovë ku ka treguar më tepër rreth raportit midis djalit dhe ish të dashurës në atë kohë ku sapo ishin ndarë. Ish e dashura jeton në Austri dhe ky nuk kishte shumë mundësi për ta takuar djalin. Ndërkohë, pas atij emisioni, Egesta i poston të gjitha ato fjalë. Pra, e gjithë kjo ngjarje ka ndodhur tre vite më parë.
Si përfundim, të gjitha ato foto që qarkullojnë në rrjet kohët e fundit, janë publikuar në atë periudhë dhe jo tani që ai u bë pjesë e BBV.
Ato janë rikthyer na portale të ndryshme. Edhe në Kosovë, kanë dalë portalet vendore këtu ku e kanë sqaruar se kjo ngjarje ka ndodhur tre vite më parë. Pas një emisoni për ndërrimin e netëve, Meritoni kishte marrë pjesë dhe po e diskutonin marrëdhënien me djalin. Pavarësisht se ai e tha vetë që e ka shumë të vështirë që ta takojë për shkak të distancës, në të gjitha akuzat thuhet se Meritoni nuk do që ta shikojë djalin. Thuhet në statusin e saj. Në atë kohë, Meritoni nuk ka reaguar aspak, pasi kishte zgjedhur heshtjen si formë përgjigje. Në të gjitha rrethanat del edhe Varrosi ku kishte publikuar një mesazh nga ish e dashura e Meritonit, ku në atë mesazh ajo thotë se ‘i postova këto fjalë që të ulë pak bishtin’.