Emisioni më i kërkuar nga të gjithë fanatikët e sportit. Glent Nallbani, Edi Manushi, Redi Jupi, Lorenc Jemini dhe Gëzim Sinemati mendojnë për të gjithë ju dashamirës të futbollit duke sjellë “Pasó”, emisionin që do t’ju ndjekë çdo të premte në frekuencën e radios tuaj të preferuar, vetëm në Top Albania Radio. Një program sportiv prej 120 minutash i rikthehet informacionit dedikuar sportit çdo javë. Konceptuar si një emision info-argëtues, informohuni mbi faktet, njihuni me protagonistët dhe qëndrimet e tyre.
E ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike me studion ka qenë moderatorja e mirënjohur Marina Vjollca. Ajo do të nisë sonte një rrugëtim të ri në Top Channel me emisionin “Për Shqiptarët”. Disa vite më parë ajo ka moderuar “Procesin Sportiv” ndaj kjo telefonatë ishte shumë domethënëse për çunat e Pasó-s, të cilë i uruan edhe suksese në këtë eksperiencë të re. E pyetur se si ndihet pak çaste përpara fillimit, ajo u shpreh:
Jemi duke u përgatitur. Në fakt, ky është një lloj spektakli që do apo nuk do të kesh emocion, përfshihesh me emocione që nga mbledhjet, sepse janë histori kaq të forta të shqiptarëve tanë, që realisht nuk kam fjalë. Por sonte unë ju ftoj të gjithëve që të na ndiqni. Merrni ndonjë shami me vete se nuk do të ketë burrë apo grua që nuk do të preket.
Një program që bën bashkë shqiptarët për të shpëtuar jetë, për të strehuar një famije, për të realizuar një ëndërr, për të dhënë kurajë. Dërgoni historinë tuaj në [email protected] ose +35568 40 80 549