Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. Me telefonata do i jepet mundësia kujtdo që të komentojë ngjarjet nga spektakli, nga përditshmëria. Të ftuar në episodin e sotëm të emisionit “Big Brother Radio” së bashku me Elona Duron dhe Eni Shehun kanë qenë dy ish-banorët e këtij edicioni të tretë të BBV, Lisi Myrta dhe Gazmend Ujkashi për të folur më shumë rreth dinamikave të fundit të ndodhura në shtëpinë e BBV!
Me anë të një lidhjeje telefonike, ka qenë e ftuar këngëtarja Arta Kabashi, gjithashtu ish-banore të këtij edicioni. Ajo ka folur në lidhje me këngën e saj të re titulluar “Falem” në bashkëpunim me Romeo Veshaj. Ky projekt do të publikohet të shtunën. Për ata që nuk janë në dijeni, kjo këngë u realizua nga dyshja gjatë qëndrimit të tyre brenda shtëpisë dhe ka arritur të bëhet mjaft virale në rrjet. Ja disa detaje për këtë projekt:
Kënga është kërkuar shumë dhe vazhdimisht më kanë shkruar në rrjetet sociale dhe kam menduar që njerëzit e meritojnë që ta kenë dhe të dëgjojnë një version të plotë. Nga produksioni ka qenë e pamundur që të marrë zërin e Romeos, kështu që kënga është krijuar me tekst për Romeon dhe për mua. Pra një varg është prej meje dhe një varg është prej Romeos.
Unë do ta publikoj edhe tekstin që të shohin se cila pjesë e këndimit i përket Romeos. Cilat fjalë i përkasin atij dhe cilat fjalë më përkasin mua. Në momentin kur Romeo do të dalë do e performojmë bashkë këtë këngë, sepse është realizuar komplet dhe mendoj që do t’i pëlqejë njerëzve të tjerë.
Më tej, ajo shtoi:
Publikohet të shtunën dhe pjesën tjetër të tekstit e kam shkruar unë. Pjesën e Romeos aq shumë e kam përshtatur për personalitetin që ka Romeo sa kur ta shikoni tekstin do të thoni ‘wow’.
A do ta shoqërojë edhe me videoklip?
Po, e ka një klip të thjeshtë ku jam vetëm unë duke kënduar në studio, sepse nuk kemi dashur ta bëjmë me pamje të Big-ut. Se kënga është shumë romantike se nëse do të kishim vendos pamjet e mia dhe të Romeos dhe nuk do të përshtatej me fjalë. Nuk do të ishte përshtatur me shoqërinë që kemi ne dhe doja të bëja diçka të thjeshtë.