Celebrities Gossip Showbiz

Ekskluzive/ Nelson Hysa do të jetë i ftuar në episodin e radhës në “Portokalli”!

Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe televizioneve shqiptare, vjen në sezonin e 42-të, me përvojën, energjinë dhe freskinë e tij, duke garantuar sukses të padiskutueshëm. Mbi 1000 shfaqeve ndër 20 vite dhe mijëra e mijëra orëve, mbushur me të qeshura dhe duartrokitje, sezoni i 42-të do të risjellë simbolikën e madhe të semaforit ngjyrë portokalli, i cili prej vitesh na mban në dilemën e ndalimit apo të ecjes përpara. Aktorëve më të shquar të humorit shqiptar do t’ju bashkohen emra dhe personazhe të rinj, që me batutat dhe historitë e tyre, do të bëhen pjesë gazmore e gjithë familja shqiptare këtu dhe kudo ndodhen nëpër botë. Në skenën dhe ekranin e Top Channel ndodh e qeshura!

I ftuar këtë javë në spektakël do të jetë Kampioni i Europës, Nelson Hysa, i cili do të performojë në një rol special.

Gjithashtu të ftuar këtë javë do të jenë këngëtari i njohur, Sardi Strugaj dhe këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi.

Kujtojmë, se javën e kaluar të ftuara speciale kanë qenë Marina Vjollca dhe Rudina Dembacaj.