Në një promo të publikuar nga faqja zyrtare e “Portokalli”, është zbuluar se Kiara Tito do të moderojë programin më të dashur të humorit, së bashku me aktorin Salsano Rrapi dhe moderatoren Nevina Shtylla. “Portokalli” do të nisë nga 6 Tetori në ekranin e Top Channel.
Ndërkohë, premiera e programit të humorit në 5 Tetor në studiot e Top Channel është ‘sold out’ dhe duket se ky sezon pritet të jetë i bujshëm dhe me shumë risi. Me të ftuar special nën petkun e aktorit, shumë personazhe të njohur, aktorë e jo vetëm, do t’i shohim në programin më të dashur të humorit.
E ftuar në premierë do të jetë Marina Vjollca e cila do të performojë në një rol special. Kujtojmë, se edhe aktorja e njohur Rudina Dembacaj do të jetë me një rol të veçantë në premierë. Ndërkohë, në “Wake Up” ishin të ftuar disa nga kasti i aktorëve të “Portokalli-së”. Albana Perhati, Anxhela Muça dhe Akil Varfi zbuluan detaje lidhur me sezonin e ri të programit më të dashur të humorit. Sa i përket tematikave që do të përfshihen, Albana Perhati u shpreh:
Politika nuk ka munguar asnjëherë dhe këtë sezon do jetë ‘on top’ me imitime.