Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora Zemanit “Cherry on Top”, që do të transmetohet sot në orën 21:00 në ekranin e Top Channel. Sara Gjordeni dhe Bardhi u lidhën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
View this post on Instagram
Ish-banorja u skualifikua për shkak të një konflikti fizik me Françeskën, ndërsa Bardhi doli për shkak të një problemi shëndetësor të nënës së tij. Qëkur ishte banor i BBV3, Bardhi deklaroi se Sara do të ishte nëna e fëmijëve të tij dhe ashtu ndodhi. Pas postimit të promos edhe vetë Sara në rrjetin e saj social Instagram ka shpërndarë një video ku partneri i saj është duke i puthur barkun. Ajo kishte shkruar se:
Dritë, mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë se dashuria e fortë nuk pyet për asnjë lloj sfide!
Në postimin e modeles shumë personazhe të njohur, këngëtarë, aktorë dhe ish-banorë ku mund të përmendim Ilnisa Agollin, Vesa Smolicën dhe Ervin Gonxhi kanë komentuar dhe kanë uruar çiftin që do të bëhen prindër së shpejti.