Të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë Stela Nikolla, Klinsi Lala dhe Ilir Dushkaj. Ata kanë diskutuar në lidhje me ngjarjet, dinamikat, debatet dhe situatat e banorëve brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Klinsi Lala, Drejtor i Qendrës së Artit në Elbasan një mik dhe bashkëpunëtor i Egla Cenos ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me aktoren jashtë formatit të BBV dhe jo vetëm…
Në bazë të një sondazhi të zhvilluar në faqen e Top Albania Radio-s në YouTube për lojën e Egla Cenos, Klinsi u shpreh se:
Unë mendoj që ajo po luan. ‘Prime’-n e kaluar nuk kishte shumë vëmendje kështu që ka menduar se çfarë duhet të bëj unë, do provokoj një, dy tre dhe do të ndodhin disa gjëra. Nuk është Egla ajo që shkon dhe provokon. I kam ndjekur situatat dhe unë ndonjëherë pyes veten çfarë do bëja unë në një situatë të tillë. Ajo kërkon të ecë, të largohet diku dhe ke Ledjonën që i pengon rrugën, pastaj bashkohet Ilnisa dhe Rikja dhe i thonë “Dil, lëviz po ta mbajti.”
E kanë kuptuar që ajo goca e kap ‘Prime’-n dhe ka vëmendjen dhe hajde ti vihemi të gjithë nga mbrapa. I vendosin këmbën në tavolinë, i shkojnë gjatë gjithë kohës nga mbrapa. Nuk e kuptoj çfarë duhet të bëjë ajo më shumë, sigurisht që duhet t’i përgjigjet. Ajo e ka vendosur që do të përballet me të gjithë.
Më tej duke analizuar lojën e saj ai ka shtuar gjithashtu se:
Egla ka hyrë ‘all in’ aty për të bërë çdo gjë që të shkojë deri në fund. Ajo do të duhet të përballet dhe me Julin që është dikush që ka vite karrierë dhe me Romeon që është shumë trendi për momentin.
Egla po e bën lojën e saj në të gjitha dimensionet, po luan fort dhe po jep shumë nga vetja e saj. Madje në disa situata po del përtej vetes por nuk ka rrugë tjetër dhe mundësi tjetër të mbijetosh në atë lloj formati. Nuk është vetëm Egla ajo që provokon, ajo provokohet gjatë gjithë kohës. Ajo është një njeri që vjen nga skena dhe e nuhat spektatorin, duartrokitjet. Nuhat që ka shpëtuar edhe në disa situata, nominimet. E kupton ku është.
Është shumë e vendosur në atë që do të bëjë dhe do ta marrë vëmendjen. BBV është një eksperiment social që tregon talentin e mbijetesës.