Këtë të hënë në “Live From Tirana” e nisëm me shumë energji teksa disktuam dhe hodhëm dritë mbi një nga çështjet më të nxehta të momentit. Bëhet fjalë për episodin që ndodhi pasditen e kaluar tek “Just Dance” në Top Channel, ku Albi Nako bëri komente seksiste dhe diskriminuese kundrejt një konkurrenteje 40-vjeçare.
Bela e cila prej më shumë se 2 dekadash e ka patur pasion kërcimin ishte sot në studion e Top Albania Radios ku rrëfeu si qëndron e vërteta. Sikundër konfirmoi dhe koreografi i mirënjohur në fillim të emisionit, gjithçka ishte një lojë që ata nuk e prisnin të merrej kaq seriozisht nga pubiku.
40-vjeçarja tha se si prej 20 vitesh ka punuar krah Albi Nakos dhe ai ka qenë një ndër të vetmit që ka përkrahur pasionin e saj për kërcimin dhe ishte ai i cili e shtyu që të konkurronte në “Just Dance”.
Bela u shpreh se situata që ndodhi gjatë spektaklit ishte vetëm për të bërë zhurmë mediatike dhe nëse Albi nuk do të kishte bërë ato komente, ajo nuk do të kishte dalë nëpër portale apo të ftohej në emisione të ndryshme radio-televizive.
“Punoj me Albin prej vitesh dhe këtë herë ne ja arritëm qëllimit, bëmë zhurmë mediatike. Ne jetojmë në Shqipëri ku nuk merret për bazë komenti pozitiv dhe nëse Albi nuk do të kishte thënë ato që tha unë nuk do të isha sot këtu me ju. Ndër vite kam marrë pjesë në 5 kompeticione kërcimi dhe sa i përket “Just Dance” unë i kërkova vetë Albit që të bënte pjesë dhe të më promovonte.”