Në një promo të publikuar nga faqja zyrtare e “Portokalli”, është zbuluar se Kiara Tito do të moderojë programin më të dashur të humorit, së bashku me aktorin Salsano Rrapi dhe moderatoren Nevina Shtylla. “Portokalli” do të nisë nga 6 Tetori në ekranin e Top Channel.
Ndërkohë, premiera e programit të humorit në 5 Tetor në studiot e Top Channel është ‘sold out’ dhe duket se ky sezon pritet të jetë i bujshëm dhe me shumë risi. Me të ftuar special nën petkun e aktorit, shumë personazhe të njohur, aktorë e jo vetëm, do t’i shohim në programin më të dashur të humorit.
E ftuara e parë do të jetë aktorja e njohur Rudina Dembacaj e cila do të performojë në një rol special. Kujtojmë, se dje në “Ndryshe” në TAR, ishin të ftuar disa nga aktorët e “Portokalli”. Në një lidhje telefonike për “Ndryshe” ka qenë dhe Kiara Tito, e cila ka reaguar lidhur me thashethemet se Salsano nuk do të ishte më pjesë e “Portokalli”:
Jam habitur kur u zgjova atë mëngjes, që kishin shpërthyer lajmet. Më thanë: “Pse e ke hequr ti Salsanon?” “Ç’punë ke me Salsanon?” Thashë as unë nuk e dija këtë gjë, tani po e shoh për herë të parë. Nuk është hera e parë që dalin kështu lajmesh, por jo, e konfirmoj që nuk e kam hequr Salsanon.