Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
E ftuar sonte në emisionin Pardon My French ishte ish banorja e Big Brother Vip 3, Arta Kabashi. Arta foli për situatat dhe eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në vend. E pyetur lidhur me zgjedhjen e Gracianos në kutinë e Pandorës e cila ishte një nga situatat më të komentuara dhe të debatuara, Arta komentoi:
Nëse do të isha në vendin e Gracianos do të zgjidhja tre lojtarë të fortë asaj kohe siç ishin Romeo, Juli dhe Ilnisa. Mund ta kishte ndryshuar të gjithë lojën por bëri zgjedhje personale.
E pyetur pak rreth jetës së saj private, nëse këngëtarja është apo ka qënë në një lidhje dashurie siç është nënkuptuar nën rreshta me një bisedë me Meritonin, bukuroshja pohoi:
Fillimisht Meritoni më ka pyetur a kam qënë ndonjëherë e dashuruar dhe unë i kam thënë: ´´Po, shumë´´. Ai më ka pyetur nësë kam qënë dashuruar me një ´´shkronjë të caktuar´´ dhe ia kam konfirmuar Meritonit me një gjestdhe i kam thënë që nuk dua të flas më tepër sepse mund të zbulohet pasi është personazh i njohur! Ajo që mund të them ështe se nuk ka qënë nga bota e muzikës. (Më pas Arta gjatë bisedës si dhe më lart e la të kutpohej se kjo është një lidhje që ka qënë kohë më parë, por jo tashmë)