Këngëtarja shumë e dashur shqiptare, Albërije Hadërgjonaj ishte sot e ftuar në Live From Tirana ku ‘zbërtheu’ hitet e karrierës. Teksa po komentonte hitin e saj muzikor “Jeta nuk është lodër”, Albërija zbuloi disa prapaskena me të cilat është përballur kohët e fundit nëpër festivale.
Ajo foli rreth debatit që ka patur me prezanuesin Ardit Gjebrea duke theksuar edhe një herë se ata dikur kanë qenë miq të mirë por sot nuk flasin më. Edhe në një intervistë të mëparshme, Hadërgjonaj ka deklaruar se arsyeja e debatit lidhet mbi mënyrën e votimit tek “Kënga Magjike”, një proces të cilin ajo nuk e mendon aspak të drejtë.
“U çuditën të gjithë njerëzit kur kënga ime nuk hyri në finale. E kam thënë edhe tek “Kënga Magjike”, Arditit i ka ngelur hatri, patëm një përplase. Ndoshta atij nuk i pëlqeu por mua nuk më bën artiste as Ardit Gjebrea dhe asnjë njeri në botë. Mua më ka dhënë Zoti një talent dhe kam punuar fort. Unë nuk jam servile, mua nuk më bëhet vonë për askënd në botë. Unë jam Albërije Hadërgjonaj dhe kërkoj drejtësi.”