Live From Tirana Music Showbiz

Eko sjell EP “9 Minuta Ego”, ana tjetër e artistit që po bën namin në treg…

I ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë artisti më i ri i tregut, Eko. Ai ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Prej që t’kom lon” që është bërë këtë jave pjesë e “The Top List”. Po ashtu ai ka nxjerrë dhe EP-n e tij “9 Minuta Ego” për të cilën ka folur më shumë…

Si lindi kënga e re “Prej që t’kom lon”?

Teksti ka ardhur pas verës, pas eksperiencave të tilla që do që t’i shkruash. Ka nisur pak si me arrogancë, por që ka dalë shumë mirë.

Një këngë që po bën naming në rrjet është dhe “New Swag”. Ndërkohë ti ke publikuar dhe EP-n tënde, “9 Minuta Ego”, si ka ardhur e gjitha?

Unë punoj çdo ditë me muzikë dhe kam shumë demo. Një ditë menduam se “pse nuk po e nxjerrim dhe një EP?”. “New Swag” ka qenë dhe një si ‘throwback’ i verës dhe venosëm që ta lançojmë. “New Swag” ka filluar kur kam qenë në studio session me disa artistë të tjerë dhe i gjithë beat-i ka filluar për ata, por për fat të keq nuk mund ta përdornim sepse patëm shumë punë me këngë të tjera. Por fatmirësisht erdhi tek unë.

Me çfarë po punon aktualisht?

Aktualisht po punoj me një EP tjetër, nuk i dihet se kur del. Edhe kjo do të jetë spontane, por ndoshta pak më e kalkuluar sepse temat i di, i kemi bërë gati dhe instrumentalet. Tani po presim që ta regjistrojmë. Do të jetë një EP shumë e fortë.

Nëse edhe juve ju pëlqen kënga “Prej që t’kom lon”, ju mund të vazhdoni ta votoni atë për të qenë sa më gjatë pjesë e “The Top List”.