Live From Tirana Music

EKO, artisti më i ri i tregut flet për projektin e fundit, “Influencë e keqe”!

EKO, emri i vërtetë i të cilit është Ermal Ademi, është një këngëtar dhe producent i talantuar, i cili ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri që mban titullin “Influencë e keqe”. I ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, EKO ka folur më shumë për këtë këngë, por dhe prodhimet e reja…

Si lindi “Influencë e keqe”?

Për ata që nuk e dinë, unë bëj dhe produksionin e këngëve vetë. Rastësisht kam hasur një influencë të keqe kur bëra këngën e kaluar dhe kjo më ka inspiruar.