Celebrities Gossip Showbiz

Einxhel Shkira zbulon si i tregoi të atit lajmin se është në pritje të ëmbël!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

E tanimë që ky lajm kaq i bukur nuk është më një sekret, bukuroshja dha intervistën e parë ekskluzive për ‘Pushime On Top’ së bashku me partnerin e saj Dagz. Ndër të tjera, prezantuesja na zbuloi dhe sa të vështirë e kishte për t’i thënë familjes së saj, sidomos të atit se është në pritje të ëmbël.

Isha pak e ndrojtur, sepse asnjëherë babi nuk ka kërkuar nga unë që të jem vajza që martohet e bën fëmijë. Ai nuk e ka konceptuar që do të bëhem me fëmijë kaq shpejt. Ishte një emocion shumë i veçantë ndarja e këtij lajmi me të dhe ishte personi më i vështirë që mund t’ia thoja. Gjininë nuk e dimë, do e ndajmë me gjithë njerëzit e afërt, të bëjmë një festë.

Deri më tani, Dagz dhe Einxhel i mohonin fjalët që qarkullonin lidhur me këtë lajm, por mesa duket çifti ka pritur pak për ta dhënë lajmin e bukur në këtë mënyrë kaq emocionuese!

Së fundmi Einxhel ka postuar disa foto me ‘vello nusërie’ dhe fansat nuk mund të mos komentonin. Në foto ku bukuroshja kishte një vello të bardhë në kokë, fansat e komplimentuan Einxhel për pamjen e saj, teksa kishte edhe nga ata që i uronin të martohet sa më shpejt.