Moderatorja Einxhel Shkira fitoi zemrën e publikut gjatë pjesëmarrjes së saj në edicionin e parë të “Big Brother Vip”, ku arriti të ishte dhe një nga katër finalistët. Historia e saj e dashurisë me Dj Dagz brenda shtëpisë së “BBV1” mori vëmendje të madhe, një lidhje të cilën ata e kanë vazhduan edhe jashtë dhe sot janë prindër të një djali, i cili quhet Trev.
I ftuar ditën e sotme në “She’ssi pjesë e jurisë ishte Dagz dhe i pyetur nga moderatorja Argjira Spanca nëse partnerja e tij, Einxhel është shtatzanë për herë të dytë, ai ka habitur me përgjigjen:
Nuk e di, nuk më ka thënë gjë, mos po ma bën dhe mua surprizë
Edhe pse tashmë banorët e “BBV2” janë në qendër të vëmendjes edhe ata të edicionit të parë nuk mbeten pas. Brenda shtëpisë së “BBV1”, Einxhel dhe Beniada ishin mikesha shumë të mira, por pas daljes marrëdhënia e tyre u prish dhe nuk kishin më komunikim me njëra-tjetrën. Gjithmonë të dyja vajzat janë pyetur lidhur me këtë temë dhe janë përgjigjur se nuk ka pasur një konfikt vetëm ngelje hatri. Ama duket se pas 1 viti vajzat janë pajtuar dhe janë rikthyer në shoqe të mira, kjo për shkak të një postimi në Instastory nga ana e Einxhel, ku ka postuar dhuratën që Beniada i ka bërë djalit të saj.