Kur bëhet fjalë për “Big Brother Vip Albania”, një nga ish-banoret më të diskutuara sigurisht që ka qenë Einxhel Shkira. Einxhel tërhoqi vëmendjen e shumë fansave dhe fitoi dashurinë e tyre, me karakterin e saj unik, personalitetin e fortë por edhe historinë personale të cilën e ndau gjatë “BBV”.
Së fundmi, për gjithë dashurinë e madhe e marrë nga ndjekësit e saj dhe mbështetjen që ata kanë treguar për bukuroshen, Einxhel ka organizuar një festë vetëm për ta. Në një ambient të hapur ku i ftuar ishte çdo përkrahës i saj, ish- banorja e ‘BBV’ ka shpërndarë herë pas here momente nga festa.
Një moment që mund të themi me plot gojë ishte pika kulminante e gjithë organizimit ishte dhurata që ndjekësit e bukuroshes kishin bërë për të. Me një surprizë alla ‘Big Brother’, përkrahësit e saj i sollën prezantueses disa parashuta, një element ky që përkufizon këtë spektakël në vendin tonë më së miri.
Kur bëhet fjalë për veshje, duket se Einxhel ka një trend shumë të preferuar, dhe ai është pikërisht detaji i rrjetës në një veshje. Këtë e kemi vënë re në fotot e saj në Instagram, teksa e kemi parë Einxhel sa me rrjetë të bardhë apo të zezë të thjeshtë, por edhe me atë të bardhën me një detaj të veçantë.
Einxhel e ka patur këtë detaj përgjithësisht në bluzë, dhe duket se e ka të preferuar pasi e kemi parë me të jo pak herë. Epo duhet ta pranojmë, qoftë ky detaj i preferuari i saj apo jo, Einxhel i shkon pafund.