Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.
Por, padyshim me një famë të tillë që prej fillimit, prezantuesja ka qenë në qendër të portaleve si për sa i përket dyshimeve për shtatzaninë ashtu edhe për gjininë e fëmijës e duket se e gjithë vëmendja e ka bërë Einxhel një nga personazhet më ‘trending’ dhe të ndjekur mes shumë personazheve të tjerë që janë prej vitesh në showbiz. Kështu të paktën thuhet nga një listë që është publikuar nga një ndjekëse e bukuroshes, ku duket se prezantuesja ze vendin e 15-të por ka përqindjen më të lartë e të qenurit ‘trend’. Këtë e ka ripostuar vetë Einxhel e cila krahas ka falenderuar ndjekësen e saj.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP” shumë prej banorëve kanë diskutuar në lidhje me planet e martesës së tyre apo edhe për ardhjen në jetë të një bebushi. Një nga ish-banoret që foli për bebin ishte Monika, e cila u shpreh në atë kohë se bebi i tyre do të dilte shumë i bukur.
Deri këtu gjithçka duket në rregull, por së fundmi aktorja ka publikuar një InstaStory në rrjetin e saj social Instagram ku u dyshua se padashje ka zbuluar edhe gjininë e bebit. Portalet kanë ‘shpërthyer’ nga postimi i Monikës. Mirëpo, Einxhel ka reaguar duke na zbuluar se nuk e di as vetë gjininë e fëmijës dhe e vetmja që e di është motra e Dagz, halla e fëmijës që do të vijë në jetë.