Kur bëhet fjalë për “Big Brother Vip Albania”, një nga ish-banoret më të diskutuara sigurisht që ka qenë Einxhel Shkira. Einxhel tërhoqi vëmendjen e shumë fansave dhe fitoi dashurinë e tyre, me karakterin e saj unik, personalitetin e fortë por edhe historinë personale të cilën e ndau gjatë “BBV”.
Padyshim që shumë e përfolur bukuroshja ka qenë dhe për shkak të lidhjes së saj me një tjetër ish banor të shtëpisë, histori që u krijua brenda spektaklit por duket se po vazhdon më mirë se kurrë edhe jashtë. Jo vetëm që marrëdhënie mes dyshes po shkon shkëlqyeshëm pasi si Einxhel dhe Dagz nuk na i kursejnë postimet shumë të ëmbla së bashku.
Të ftuar së fundmi në emisionin “Wake Up” me Isli Islami dhe Ori Nebijaj kanë qënë Dj Dagz dhe Dj PM dhe në lidhje direkte ka qenë Einxhel e cila erdhi si një surprizë për Dagzin. Einxhel ka treguar më shumë rreth bashkëjetesës së tyre duke thënë se ai është njeri praktik që nuk të bezdis, duke e ndihmuar atë me punët e shtëpisë.
Pyetjes se nëse e kanë menduar të kenë një fëmijë së bashku moderatorja iu përgjigj me humor që duhet t’i mbushni mendjen Dagzit që është në studio. Nga ana tjetër Dj Dagz thotë se mendjen e ka të ndarë prej kohësh, duke na lënë të kuptojnë se të pasurit një fëmijë sigurisht që është në planet e tyre të afërta.
Einxhel: Dagz i bën të gjitha punët e shtëpisë. Ai është në Tiranë, unë në plazh. Dagz ëshëtë njeri praktik, nuk të bezdis. Nuk kërkon shumë për të ngrënë. A kemi nisur punën, apo do e bëjmë bebin? S’e di, Dagzin e keni aty pse më pyesni mua. Ishlla po ja mbushni mendjen.
Dagz: Të ndarë e kam mendjen unë, prej moti.
Para pak javësh, Einxhel dhe DAGZ kanë postuar disa video ku na kanë zbuluar se ky i fundit ka prezantuar familjarët e tij me partneren e zemrës. Takimi mes tyre është bërë në një restorant dhe nuk kanë ngurruar të ndajnë me ne pamjet më të bukura që na tregojnë se gjërat mes dyshes po bëhen shumë serioze dhe shumë shpejt mund të dëgjojmë për një hap më shumë mes tyre.