Sport

Egnatia rigjen fitoren duke shpartalluar Bylisin 4-0

Egnatia ka marrë një fitore bindëse sot për të lënë pas krahëve humbjen e mesjavës ndaj Vllaznisë. Rrogozhinasit kanë mundur me rezultat të pastër 4-0 Bylisin, në një ndeshje ku treguan potencialin e tyre.

Dueli ishte i hapur me raste në të dy portat derisa vendasit gjetën golin e parë me Ahmetajn. Nga ai moment, thuajse u luajt gjithmonë me një portë dhe erdhën me radhë breshëria e golave të tjerë me anë të Xhemajlit, përsëri Ahmetajt e në fund Ndrecës, për të vulosur një sukses shumë bindës që lë pak vende për diskutim. Në orën 19:00 luhet sfida Teuta –  Vllaznia, ndërsa për nesër kalendari ofron tre ndeshje: Laçi – Partizani, Dinamo – Skënderbeu dhe Tirana  – Elbasani.