Celebrities Showbiz

Egla sqaron raportin me Heidin: “Pasi fitova, mamaja e saj më…“

Gjatë puntatës së parë të post “Big Brother VIP 3” është komentuar ndër të tjera, edhe marrëdhënia e Heidi Bacit dhe Egla Cenos brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Heidi u shpreh se nuk ka asnjë lloj tensioni mes tyre, thjesht nuk kanë gjëra të përbashkëta.

Biles shumë herë Egla e ka përcaktuar marrëdhënien time me të jo miqësore, sepse jemi dy mosha të ndryshme, kështu që nuk e kuptoj pse duhet të ketë një marrëdhënie tani që mbaroi siç mbaroi.

Nga ana tjetër, aktorja e njohur tha se vijon që ta vlerësojë Heidin për inteligjencën e saj. Ajo gjithashtu zbuloi edhe një moment me mamanë e Heidit, e cila pasi ka fituar ka shkruar dhe i ka shtrënguar dorën. Egla shtoi se e ka vlerësuar shumë këtë gjest dhe se i kishte transmetuar shumë energji pozitive.

Unë sinqerisht vazhdoj ta vlerësoj Heidin për inteligjencën e saj, sepse një njeri që është inteligjent në fillim nuk është se pas ndonjë përplasje bëhet më pak inteligjent. Ajo është inteligjente dhe këtë gjë nuk ia heq njeri. Unë vlerësoj shumë shtrëngimin e dorës nga mami i Heidit mbas ardhjes në studio si fituese. Isha duke bërë një intervistë me Sharkën dhe mami yt ka ardhur me një pozitivitet që e vlerësova shumë me thënë të drejtën, që më foli shumë për marrëdhënien. Gjesti i saj më foli për mënyrën se si ajo e ka parë marrëdhënien time me Heidin në shtëpinë e “Big Brother”. Ndjesia ime ishte energji pozitive nga mami yt dhe e vlerësova shumë shtrëngimin e dorës së saj.