Rikthehet në Top Albania Radio, Big Brother Live nga Shtëpia. Edhe në këtë edicion të tretë të spektaklit më të ndjekur, me personazhet më të komentuar, nuk do të mungojë takimi që i kthen banorët në prezantues radiofonikë, gati për të na dhuruar emocionet e radhës.
Deri në orën 18:00 do t’ju mbajnë të mbërthyer, ashtu siç dinë ata, gati për të thyer sot edhe rekorde dëgjueshmërie, përveçse shikueshmërie me temat e përzgjedhura.
Egla dhe Juli ndodhen në studio teksa po diskutojnë për ndodhitë e 100 ditëve të para në shtëpi, momentet gazmore si dhe momentet negative e sfidat që ka paraqitur ky Big Brother.
Juli: Në këtë shtëpi qeshet, ka energji pozitive, ka lojëra. Nuk është e vërtetë që këtu nuk bëhet humor.
Egla më thuaj, nese do të bëje një bilanc për 100 ditët brenda në shtëpi do t’i konsideroje pozitive apo negative.
Egla: Në 100 ditë në fund të fundit mbetet një eksperiencë pozitive, më ka rritur kjo eksperiencë, pavarësisht diteve të ngarkuara.
Kam fatin që të mos mbaj mëri me njerezit i kaloj situatat shumë shpejt. Nuk më peshon gjë në shpirt. Kur debatoj, të nesërmen, zgjohem e pastër.
Juli: Ne 100 ditë ka patur më shumë negativitet për mendimin tim. Megjithatë padyshim që kjo eksperiencë na ka ndihmuar shumë. Çdo gjë që ndodh këtu mbetet këtu, kjo është një lojë. Këtu ka patur lloj lloj marrëdheniesh dhe kanë zgjatur edhe jashtë, pra këtu ka edhe momente reale.
Kujtojmë se për Julin dhe Eglën është hapur një televotim i cili do të zbulojë se kush është i preferuari i publikut mes të dyve deri më tani.