Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Gjithçka ka nisur pasi Liami vendosi të krijonte zhurmë në shtëpi, duke përplasur tenxhere. Ai e ka kryer këtë gjë në dhomën e gjumit, aty ku ndodhej Egla, e cila është shfaqur e trembur. Ajo ka debatuar ashpër me banorin, teksa edhet është prekur duke shpërthyer në lot, teksa disa nga banorët i kanë qëndruar pranë.
Egla: Çfarë kusuri kam unë të ndihem e frikësua brenda një shtëpie? Kjo ma heq trurin fare.
Romeo: Çfarë frikë thua ti moj? Mblidhe veten
Egla: Frika është një ndjenjë që nuk kontrollohet
Romeo: E di shpirt, po rri rehat se nuk do trembesh nga dy laro. Më dëgjon mua apo jo?
Meritoni: Gjithçka këtu është ok
Mbrëmjen e djeshme Vëllai i madh ka organizuar një darkë romantike për Romeon dhe Heidit. Teksa filluan të bisedonin dhe të njihnin më shumë njëri-tjetrin ata përmendën edhe planet për të pasur një fëmijë.