Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. Të ftuar në emisionin e kësaj mbrëmje kanë qenë gazetari Elvis Myrta, ish-banori i këtij edicioni, dhe moderatorja Atalanta Kërcyku për të diskutuar më shumë rreth ngjarjeve që kanë ndodhur orët e fundit në shtëpi.
Duke qenë se Lisi ishte një nga banorët e këtij edicioni, si e sheh ai shtëpinë me daljen e tij dhe futjen e banorëve të rinj? Çfarë mendimi ka për debatet që po zhvillohen mes Julianës dhe Eglës?
Elona do ta krahasoja me këtë. Po komuniko me Eglën me të njëjtën gjuhë si Egla. Pra sipas meje mendoj që ajo po i kundërvihet Eglës, duke parë që Egla ka pasur sukses me atë arrogancën e saj, me atë fjalorin e saj, me ofendimet që ka bërë gjatë gjithë kësaj kohe. Unë mendoj që Julia e ka parë që Eglës i ka ecur kjo gjë dhe po bën të njëjtën gjë me Eglën duke e ofenduar. Sepse gjuha e Julias ishte, mos të themi më e rëndë se e Eglës se edhe Egla ka bërë ofendime më të rënda se fjala ‘mizerje’, por po bën të njëjtën gjë si Egla. Duke e parë nga jashtë, se është një banore që nuk e ka mbushur ende javën, unë mendoj që ajo po kopjon Eglën dhe iu është kundërvënë Eglës për të qenë në qendër të vëmendjes.
Po Atalanta si mendon për këtë debat?
Në fakt po ta shohim si skemë, në këtë rast unë jam me Eglën, sepse më duket sikur Julia vetëm po e atakonte e atakonte shumë fuqishëm dhe po përdorte shumë fjalë, që siç tha edhe Juli, janë të zhargonit të Eglës. Por në rastin konkret nëse ne do ta marrim në kuadër loje, Egla është një nga personazhi numër 1 femër më e fuqishme në “Big Brother”. Tjetër gjë që unë nuk ia aprovoj 100% veprimet e saj, sjelljen, disa fjalë të saj, të cilat po t’i kishim hequr vetëm disa ofendime vetëm në bazë të lojës. Por ndonjëherë them ‘po mos kishte bërë këto ofendime, a do të ishte në këtë fazë të lojës?’. Është sikur të thuash disa gjëra e kanë atë anën e errët të medaljes, të mirën e të keqen. Nuk mund të jesh kjo Egla pa bërë këto gjëra. Ne ndonjëherë kërkojmë atë njeriun perfekt, por që në “Big Brother” nuk mund të dalësh perfekt.