Egla Harxhi: “Marrëdhënia treshe më ka bërë të njoh më mirë veten”
Live From Tirana • 20:12 16/02/2021
Në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth një teme shumë delikate siç është marrëdhënia e hapur ishte e ftuar arkitektja dhe ish-Miss Albania, Egla Harxhi. E pyetur se çfarë mendon për marrëdhëniet në përgjithësi duke nisur nga ajo tradicionalja e deri te marrëdhëniet e alternuara, Egla tha:
Çdo marrëdhënie ka kohën dhe etapën e saj. Nuk mund të jetë një marrëdhënie njësoj si në adoleshencë apo në moshë më të vjetër. Është e vështirë që një marrëdhënie të gjykohet. Martesa është një rregullator por koha e globalizmit ka rritur divorcet. Ky 10-vjeçar i fundit ka krijuar një çekuilibrim te individët. Marrëdhënien tradicionale sot e shoh me pikëpyetje.
Por a është ndierë Egla ndonjëherë e paragjykuar për marrëdhëniet e saj dhe si e ka përjetuar këtë?
Nuk e vras mendjen fare për paragjykimet pasi nëse nuk i bëjë keq njeriu nuk ka pse të ndihem ndryshe. Paragjykimi egziston në çdo formë dhe rast. Marrëdhënia treshe që kam pasur në fakt më ka bërë të njoh veten time deri në fund, të njoh limitet e mia. Duke qenë se kam jetuar në Francë aty egzistojnë marrëdhëniet e shumëllojshme. Por mendoj se çdo gjë në ekstrem nuk është e shëndetshme. Gjithsesi çdo njeri i përjeton marrëdhëniet ndryshe dhe askush nuk duhet paragjykuar se si duhet ta jetojë jetën.
Por a mendon Egla se këto eksperienca duhen shprehur me dikë?
Shprehja e lirë e fjalës dhe e mendimit nuk duhet ndaluar. Nëse nuk ka zhvillim debati edhe mendimi ngelet i pakonsumuar. Nuk e kupton sa të drejte ke nëse nuk flet. Jemi rritur në një shoqëri që nuk duhet të flasim dhe kjo i detyron njerëzit t’i bëjnë veprimet fshehurazi. Për marrëdhëniet e sforcuara, të detyruara nga prindërit për minorenë 15-16 vjeçar jam totalisht kundrra.
Sa i përket jetës së saj private, Egla vazhdon ende me partnerin e saj francez, dhe për këtë marrëdhënie ka diçka për të thënë:
Çdo marrëdhënie ka uljet e ngritjet e veta. Që në sfidat e para njerëzit zakonisht heqin menjëherë dorë. Jetesa e përditshme kërkon sakrificat e veta, përkushtim dhe në këtë aspekt unë dhe partneri im kemi gjetur një ekuilibër të mirë si me njëri tjetrin ashtu edhe me djalin. Çelësi i një marrëdhënie të shëndetshme është komunikimi. Komunikoni dhe ndani mendimit. Kjo është baza! 
Dita Ndërkombëtare e Paqes, Flutura Brakaj mesazh të rinjve: “Proces i gjatë, por duhet të besojmë!”
Live From Tirana 00:05 21/09/2024
26 mijë ndjekës më shumë?! Kush është ish-banori i BBV që ‘mbretëron’ në Instagram këtë javë?
Live From Tirana 00:04 21/09/2024
Librat që të ndryshojnë botëkuptimin, Aida Baro: “Ka gjithmonë një anë tjetër për të zbuluar…”
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
“Mos mbani lule në…”/Trendet e reja të arredimit të shtëpisë sipas Anila Hetoja!
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
Rikthehet Zhaku, ndan me publikun të pathënat e jetës së saj të re si nënë: “Emri i djalit…”
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Maskat e duhura për fytyrën me përbërës direkt nga frigoriferi juaj…
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Koha për të manifestuar, ja çfarë sjell eklipsi hënor për të gjitha shenjat e zodiakut!
Live From Tirana 00:00 18/09/2024