Celebrities Gossip Showbiz

Egla e nxori në televotim me Heidin, Romeo bën atë që askush nuk e priste për banoren!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Diçka e papritur ka ndodhur në shtëpi mbrëmjen e djeshme. U komunikua për banorët se Egla ndodhej në një gjendje jo të mirë shëndetësore, ku shfaqej me vigon duke marrë serum. Disa orë më vonë shëndeti i Eglës u përmirësua dhe disa nga banorët shkuan për ta parë tek dhoma e gjumit. Romeo i ka shkuar te krevati i saj dhe e ka pyetur se çfarë dhe i qëndron pranë, gjë të cilën disa nga banorët nuk e prisnin.

Romeo: Po ça të dhemb moj?

Egla: I gjithë trupi

Romeo: Te digjet trupi?

Egla: Më dhemb i gjithë trupi. Vdiqa

Romeo: Shhh, kalon


Teksa banorët qëndronin jashtë në oborr, Vëllai i Madh u ka vendosur muzikë dhe ata kanë nisur që të kërcejnë. Por në një moment Graciano shkon pranë vajzave dhe merr në krah Françeska, të cilën e hedh në pishinë. Të njëjtin veprim bën edhe Çimi, i cili zgjodhi Erjolën  për t’a hedhur në pishinë. Edhe pse Erjola bërtiste ‘jo’ që ai mos t’a bënte atë veprim, Çimi e hodhi në pishinë. Ky gjest nuk i ka pëlqyer moderatores së njohur, pasi teksa banori e tërhiqte drejt pishinës, asaj i dolën pjesët intime.