Celebrities Gossip Showbiz

Egla Ceno zbulon kur do t’i japë fund beqarisë!

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip”  fituese u shpall Egla Ceno.

Egla Ceno është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale pas përfundimit të “Big Brother VIP3”, ku u shpall edhe fituese. Madje së fundmi ajo ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në “Instagram”. Egla shkruan në një postim në “Instastory”, “Përgjigje për 10 pyetjet më ‘inteligjente”, ku nuk mund të mungonte një në lidhje me jetën e saj personale.

Kur do të martohesh?

Ja sa të bëhem 50 vjeç. Vazhdare

Fituesja e “Big Brother VIP3”, Egla Ceno, e ftuar në “Top Arena” ka treguar se jo me të gjithë ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur kontakte. Sipas saj vetëm disa prej tyre e kanë telefonuar, ndërsa me Julian Dedën jo. Ajo tregon se ka pritur një telefonatë prej tij për ta pyetur si është pas një incidenti që ndodhi në prapaskenat e post Big Brother dhe lëndoi këmbën, por kjo gjë nuk ndodhi.