Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Emisioni Fiks Fare mbrëmjen e 4 qershorit u hap ndryshe nga zakonisht. Dyshes së prezantueseve Devi dhe Dorit iu shtua fituesja e BBV3 Egla Ceno. Ceno tregoi mes notave të humorit se si po e përjeton fitoren, marrëdhënien me banorët e tjerë jashtë shtëpisë dhe projektet për të ardhmen.
Egla duke qeshur tregoi momentin kur është rrëzuar në studion e “Big Brother VIP” gjatë kohës që po bëhej post BBV. Ajo zbuloi se çfarë i kishte thënë Julian Deda në momentin që ishte shtrirë në tokë.
Juli-Eglës: Kështu është kur e fiton Big-un me hile
Jul Deda ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin për të folur rreth eksperiencës së tij në “BBV3” dhe jetën tani pas daljes. Është aluduar se Juli dhe Egla Ceno do të realizojnë një film me titullin “Brekët” si kryefjala e këtij edicioni të “BBV” e për këtë Juli ka treguar.