Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Mbrëmjen e sotme gjatë Post BBV3 janë diskutuar situata të ndryshme gjatë gjithë këtij edicioni. Egla Ceno ka folur për Dhomën e Bardhë dhe çfarë ndodhi para se të futej aty. Ajo ka shprehur se ajo ishte një nga përjetimet më të vështira në këtë Big Brother, teksa u shpreh se para se të merrte vendimin për t’u futur dhe izoluar aty, ajo kanë kryer disa teste psikologjike, për të kuptuar nëse mund ta përballonte apo jo.
Dhoma e Bardhë ka qenë pikë therje shumë e vështirë sepse psikologjikisht mund të kishte qenë fatale. Pas skualifikimit, kur mu propozua Dhoma e Bardhë, para se të futem aty kam bërë teste psikologjike… pastaj mora vendimin dhe u futa. U krye me sukses nga të tre duhet të them. Psikologjikisht flas. Më pas ndodhi ajo që ndodhi
Mbrëmjen e djeshme është organizuar një “After Party” me të gjithë ish-banorët e “BBV3” dhe shumë personazhe të njohur të showbizit shqiptar. Disa nga ish-banorët kanë performuar këngët e tyre në skenë dhe gjithashtu pas mesnate ish-banorja Erjola Doçi ka pasur një urim të veçantë me rastin e ditëlindjes së saj.