Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Egla Ceno ka postuar së fundmi një video teksa udhëtonte me makinë, ku na ka treguar se ka ndryshuar ‘look’. Tashmë fituesen e edicionit të tretë të “BBV” do ta shohim me flokë të kuqe. Në postim Egla ka pyetur ndjekësit e saj për mendimin e tyre rreth pamjes së saj të re, ku ka shkruar:
Më shkojnë apo jo?
View this post on Instagram
Së fundmi Egla ka qenë e ftuar edhe në emisionin “Fiks Fare” në Top Channel ku ka treguar mes notave të humorit se si po e përjeton fitoren, marrëdhënien me banorët e tjerë jashtë shtëpisë dhe projektet për të ardhmen.