Aktualitet Bota

E fundit/ Macron njofton zgjedhje të parakohshme pas rezultateve të sondazheve për PE!

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka njoftuar se po shpërndan Asamblenë Kombëtare dhe do të thërrasë zgjedhje të parakoshme më 30 qershor dhe 7 korrik.

Presidenti francez tha se nuk mund të pretendojë se asgjë nuk ka ndodhur, se rezultati i zgjedhjeve të BE-së nuk është i mirë për qeverinë e tij dhe se rritja e nacionalistëve është një rrezik për Francën dhe Evropën.

Sondazhet në Francë tregojnë se partia e ekstremit të djathtë Rally National (RN) ka dalë në krye me 31.5% të votave, më shumë se dyfishi i partisë së Rilindjes së presidentit francez Emmanuel Macron.

Rilindja, e udhëhequr nga Valerie Hayer, u rendit në vendin e dytë me 15.2% të votave, pak përpara socialistëve të tretë me 14.3%.

Pjesëmarrja ishte në një nivel rekord prej 45.3%, sipas Ministrisë së Brendshme franceze – 2 pikë përqindjeje më e lartë se zgjedhjet e mëparshme evropiane të mbajtura në 2019.

Fronti Nacional i Marine Le Pen projektohet bindshëm fituese për vendet në parlamentin Europian, me 34% të votave duke lënë pas forcën makroniste me 14%.

Forcat e djathta kanë pasur një avantazh të dukshëm në këto zgjedhje, e deri më tani Partia Popullore Europiane projektohet fituese me 181 vende të fituara në Parlamentin Europian duke lënë pas social demokratët.

Përveç Francës, e djathta ekstreme ka fituar edhe në Austri, ndërsa në Gjermani fituese projektohet CDU, e ndjekur nga ekstremi i djathtë AfD.