Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Me daljen e Efit dhe Luizit nga ambienti ku ata ishin vendosur përkohësisht, shtëpia ka filluar të ketë dinamika të reja dhe po bëhet një kaos i vërtetë. Një nga banoret që duket se ka ndezur polemikat, është pikërisht Efi, e cila duke e lënduar nga sjellja e banorëve të tjerë që nuk dëshironin të sakrifikonin nga çmimi i madh për të.
Duke ditur gjendjen e saj emocionale, dhe faktin që ajo nuk e përballon me lehtësi mbylljen në një dhomë të izoluar, Efi duket se vërtet është mërzitur me reagimet e banorëve që nuk e respektuan apo nuk menduan për të.
Disa këtu janë aq egoistë saqë nuk iu plas fare që unë isha aty, por kishin hallin e tyre dhe faktin që iku Luizi. Kjo më zhgënjën edhe më tepër, edhe më keq, nuk më konsideroni?! Mirësia ime… Atëherë tani flas ndryshe…