Efi Dhedhes ka qenë padyshim një nga protagonistet e këtij edicioni të dytë të ‘Big Brother VIP 2’ që arriti të ketë një sukses të jashtëzakonshëm. E komentuar në rrjet për lojën e saj brenda shtëpisë, raportet me Luizin, e padyshim edhe për jetën e saj private.
Ditën e djeshme Efi ka qenë e ftuar në emisinin “Shqipëria Live” dhe pas kaq kohësh pa marrë pjesë në intervista ka folur për jetën e saj private, profesionale dhe marrëdhënine me disa persona publikë. Efi ka treguar se ka marrë ftesë për të qenë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë” dhe se nuk e ka pranuar pasi nuk ka qenë rol kryesor.
Do të pëlqente të ishe pjesë e filmit?
Efi: Me erdhi një propozim po absolutisht nuk e pranova sepse roli ishte shumë i vogël
Po të kishte qenë rol kryesor do e kishe pranuar ?
Efi: Patjetër që po
Edhe pse do ishe krahë Luizit dhe Oltës?
Efi: Është punë, puna është punë
Së fundmi Efi ka treguar se ka nisur bashkëpunimin me Lori Caffe, ku do të jetë imazh i saj.