Efi Dhedhes ka qenë padyshim një nga protagonistet e këtij edicioni të dytë të ‘Big Brother VIP 2’ që arriti të ketë një sukses të jashtëzakonshëm. E komentuar në rrjet për lojën e saj brenda shtëpisë, raportet me Luizin, e padyshim edhe për jetën e saj private.
Një ndër temat që duket se publiku preferon më shumë në lidhje me Efin është jeta e saj personale, ku publiku kërkon patjetër të dijë se cili është i dashuri i saj. Efi ka reaguar ashpër përmes disa videove të publikuara në rrjetet sociale, ku iu ka kërkuar të gjithëve që të ndalen së përfoluri marrëdhënien e saj, pasi po e dëmtojnë shumë.
Përshendetje, po e bëj këtë “story” për t’ju dhënë fund disa aludimeve në lidhje me marrëdhënien time. E para njëherë, nuk ka ç’ju duhet fare se më janë në një lidhje. E dytë, mëqense është folur për një x person publik, ju lutem boll. Nuk e kuptoj pse njerëzit bëhen kaq të këqinj dhe kaq të poshtër sa për t’i prishur punë të tjerëve dhe për të thënë fjalë që nuk ekzistojnë.Edhe unë jam një njeri, nuk jam kafshë, nuk jam ndryshe nga ju, jam thjesht një njeri që më njihni dhe që jam publik por që ndjenjat i kam njësoj. Marrëdhënien time dua ta mbaj private por nuk ka aspak lidhje me atë çfarë flitet dhe çfarë dëgjoj. Kështu që boll se ma shpifët…
Së fundmi Efi ka zhvilluar një Ask me ndjekësit e saj dhe si shumë herë të tjera të shumta kanë qenë pyetjet lidhur me operacionet plastike apo ndërhyrjet e tjera në fytyrë.