Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. Me telefonata do i jepet mundësia kujtdo që të komentojë ngjarjet nga spektakli, nga përditshmëria. I ftuar në emisionin e sotëm me Elona Duron ka qenë Makeup Artist i njohur Henri Gjata dhe ish-banorja e edicionit të dytë të BBV Efi Dhedhes me anë të një lidhje telefonike, e cila sot feston edhe ditëlindjen.
E pyetur se çfarë do t’i thoshte Eglës nëse do ta kishte përballë si lojtare në BBV, Efi u përgjigj kështu:
Është shumë pyetje e vështirë kjo se Egla nuk merr vesh me fjalë. Mund t’ja bëja edhe unë ‘na-na-na-na’ që të flisja edhe unë me mimika edhe me duar.
Ky diskutim në studio vjen për shkak të debateve që Egla ka zhvilluar së fundmi me banorët e shtëpisë ku përmendim këtu të djeshmin me Erjolën dhe atë të sotmin me Riken, ku ky i fundit ngjalli mjaft debat edhe në rrjet. Gjithashtu, në shtëpi ka ardhur edhe një zarf i zi, i cili pritet të jetë një dënim për banoret që janë përfshirë në këto diskutime mjaft ofenduese dhe që kanë kaluar edhe në përleshje fizike. Si i komenton këto Efi? Çfarë mendon ajo se ka zarfi i zi?
Nuk e mendoj fatkeqësisht se mund të ketë një dalje të Eglës, sepse në fund të ditës mund të thonë që ajo provokon dhe ju të tjerët e hani. Ky është problemi dhe më shumë mendoj se do të jetë më shumë problem për Riken sesa për Eglën, sepse Egla me sa pashë nuk pati një reagim…Ose të dyja, ose Rikja është më e rrezikuar. Vetëm Egla, jo absolutisht. Fatkeqësisht në raste të tilla thonë që ti provokohesh, por ti duhet të mbash nervat se duhet të durosh. Pavarësisht se mendoj se Egla duhet të largohet nga aty brenda, por që ky është thjesht mendimi im.