E ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Lei Kraja ka qenë Efi Dhedhes. Në këtë intervistë ekskluzive, ajo ka folur më shumë për sfidën e saj më të re që është drejtimi i emisionit “F’ink” në “E Diell” dhe më shumë detaje rreth jetës së saj personale.
Për shembull mua më ka ndodhur me shoqet që pas ‘famës’, më është dashur që ta mbaj këtë lloj gjëje, mos dal më në vende publike. Ne e dimë që Tirana është vend i vogël, nuk është se ka vende speciale për ne. Në të njëjtat vende shkojmë. Kështu që unë me vetëdije dhe patjetër pa dëshirë, se nuk më pëlqen të dal, i thoja që nuk dua dhe nuk ma kuptonin.
Më tej ajo shtoi se:
Unë kur kam dalë nga “Big”-u kam pasur probleme me ankthin dhe njerëzit. Nuk kam qenë mirë por është edhe fakti që po unë dua ta mbaj pak imazhin tim. Më dukej vetja sikur mua mu rrit mendja, ishte një lloj lufte me veten ndërkohë nuk dija si t’jua shpjegoja. Por gjithësesi fakt është që në momentin që ti ecë dhe disa miq ngelen po në vend domosdoshmërisht miqësia prishet ose pakësohet, ftohet nuk mund të eci më njësoj. Në momentin që të shohin ty që ecën pastaj ka edhe njerëz që nuk janë okej me veten e tyre dhe nuk është se u bëhet edhe shumë qejfi.