Efi Dhedhes ka qenë padyshim një nga protagonistet e këtij edicioni të dytë të ‘Big Brother VIP 2’ që arriti të ketë një sukses të jashtëzakonshëm. E komentuar në rrjet për lojën e saj brenda shtëpisë, raportet me Luizin, e padyshim edhe për jetën e saj private.
Së fundmi Efi ka zhvilluar një Ask me ndjekësit e saj dhe si shumë herë të tjera të shumta kanë qenë pyetjet lidhur me operacionet plastike apo ndërhyrjet e tjera në fytyrë. Një prej tyre e ka pyetur:
A e ke bërë 2 herë hundën? Sa e kënaqur je?
Efi: Më në fund do i kthej përgjigje kësaj pyetjes. Hundën e kam bërë vetëm 1 herë. Herën e parë kam pas bërë filler, e kam pasur këtë pjesën këtu si gungë, e kam pasur bosht. Kurse tani kam shtuar kockë në këtë pjesën këtu
Së fundmi Efi ka qenë e ftuar në emisinin “Shqipëria Live” dhe pas kaq kohësh pa marrë pjesë në intervista ka folur për jetën e saj private, profesionale dhe marrëdhënine me disa persona publikë. Efi ka treguar edhe si ka qenë kjo verë për të, ku dhe është shprehur se sa më shumë të jesh i njohur aq më e vështirë është të kalosh mirë.