Efi Dhedhes ka qenë padyshim një nga protagonistet e këtij edicioni të dytë të ‘Big Brother VIP 2’ që arriti të ketë një sukses të jashtëzakonshëm. E komentuar në rrjet për lojën e saj brenda shtëpisë, raportet me Luizin, e padyshim edhe për jetën e saj private.
Ditën e djeshme Efi ka qenë e ftuar në emisinin “Shqipëria Live” dhe pas kaq kohësh pa marrë pjesë në intervista ka folur për jetën e saj private, profesionale dhe marrëdhënine me disa persona publikë. Ndër to Efi ka folur edhe për marrëdhënien e saj me Kiarën
Çfarë ndodhi pse ishin ato ndryshime në Instagram
U lodha nga vetëm një gjë që përflitej pash disa reagime të pakëndshme nga pala tjetër dhe përderisa nuk më respektojnë nuk i respektoj
Pala tjetër mund t’ja themi emrin se duket sikur, për Luizin po flasim?
Kuptohet nuk kam dashur të flas më tepër për këtë pjesë sepse do mendojnë se dua të marr vëmendje nga kjo situatë, po nuk është e vërtetë, nuk kam marr pjesë në intervista sepse dua të vij të flas për diçka të re në jetën time…
Ke marrëdhënie sot me Kiarën?
Nuk kam… nuk kam asnjë lloj inati më bëhet qejfi për çdo gjë që arrin po nuk kemi kontakt…
Po me Ronaldon?
Me Ronaldon po jemi miq
Efi ka treguar se ka marrë ftesë për të qenë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë” dhe se nuk e ka pranuar pasi nuk ka qenë rol kryesor.