Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

Efi Dhedhes: “Do të futem sërish në Big Brother, por këtë herë si…”!

Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. Me telefonata do i jepet mundësia kujtdo që të komentojë ngjarjet nga spektakli, nga përditshmëria. I ftuar në emisionin e sotëm me Elona Duron ka qenë Makeup Artist i njohur Henri Gjata dhe ish-banorja e edicionit të dytë të BBV Efi Dhedhes me anë të një lidhje telefonike, e cila sot feston edhe ditëlindjen.

Si ishte për Efin kjo eksperiencë në jetën e saj tani që kthen kokën pas? Cilat janë përjetimet e saj tani që ka kaluar gati një vit?

Normal që ndjej mall se është një gjë që nuk do të ripërsëritet më dhe të them të drejtën, sidomos deri këtë periudhë të paktën, kam kaluar shumë bukur aty brenda. Pastaj ndryshoi gjendja, por deri në këtë periudhë isha shumë e lumtur.

Shumë nga personazhet po shohim që e kanë provuar për të dytën herë. Ndoshta mund të jetë edhe rasti dhe fati i Efit që të futej sërish dhe të jetë banore edhe në edicionet e tjera. Si shprehet ajo për këtë? A do të rifutej sërish në BBV?

Nuk është e njëjta gjë. Varet në çfarë mënyre. Si ‘special guest’ normale, por jo kështu për tu futur si konkurrente.

Po nëse do t’i kërkohej që të futej si e infiltruar, a do ta bënte?

Po, po. Shumë interesante do të ishte. Do të bëja çfarë të doja. Do të ishte super.