Njihuni me vlerat ushqyese të mjaltit por edhe me disa efekte anësore për të cilat mund të mos jeni në dijeni. Falë vetive anti-inflamatore, mjalti natyral mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit në trup. Konsumimi i mjaltit mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të infeksioneve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
Studimet kanë treguar se mjalti funksionon po aq mirë, nëse jo edhe më mirë, se ilaçet e njohura për kollën, falë përbërësve të tij shërues. Gjithashtu mund të ndihmojë në lehtësimin e shqetësimeve gastrointestinale. Studiues të shumtë konfimojnë se mjalti mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave të disa problemeve si diarreja, kapsllëku dhe ulçera. Për më tepër, ka disa prova që sugjerojnë se mund të ndihmojë edhe në uljen e ankthit. Mjalti, falë antioksidantëve që përmban mund të mbrojë organizmin nga dëmtimi i radikaleve të lira.
Radikalet e lira janë atome ose molekula që mund të shkaktojnë dëme në qelizat e trupit tuaj, duke shkaktuar kështu sëmundje të ndryshme. Duke qenë një burim i mrekullueshëm antioksidantësh, një mjaltë i cilësisë së lartë, mund të mbrojë qelizat nga dëmtimi dhe parandalojnë edhe sëmundjet e zemrës.
Përpos të mirave të shumta, ekspertët sugjerojnë që të tregoni kujdes për dhëmbët tuaj. Kjo pas mjalti, ngjashëm me llojet e tjera të sheqernave, mund të rrisë rrezikun e prishjes së dhëmbëve. Fruktoza është lloji i sheqerit që gjendet në mjaltë. Prandaj mund të jetë e rrezikshme për ata që vuajnë nga mëlçia yndyrore. Për fat të keq, mjalti nuk ndihmon me alergjitë. Dhe në disa raste, konsumi i tij mund të shkaktojë disa simptoma alergjie.