“Pasò” sportive erdhi edhe këtë të premte, me një tjetër episod dinamik. Për të diskutuar për çështjet më të rëndësishme në futboll, në Shqipëri dhe jo vetëm, ishin Glent Nallbani, Edi Manushi, Redi Jupi, Gëzim Sinemati, teksa në lidhje telefonike ishte edhe Lorenc Jemini.
Ndërkohë, i ftuar poashtu në një lidhje telefonike ishte Eduard Prodani, i cili u shpreh për vendimin më të fundit të gjykatës për Shoqatën e Futbollit të Tiranës, dhe reagimin nga FSHF. Gjykata e Tiranës njohu Eduard Prodanin si kryetar të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë e zhvilluar në Parkun Olimpik.
Më tej, erdhi edhe reagimi i FSHF, duke u shprehur se nuk e njeh asamblenë me kryetar Prodanin. Lidhur me këtë çështje, ekskluzivisht në TAR ditën e sotme, Prodani u shpreh si më poshtë.
Ka vetëm një Shoqatë futbolli në Tiranë, pikërisht ajo që njohu gjykata. Reagimi i FSHF është diletant sepse është gjykata ajo që vendos se cila Shoqatë është e regjistruar dhe cila jo.
Për të komentuar më tej lidhur me këtë çështje, Prodani bëri edhe deklaratën e mëposhtme.
I uroj federatës mirëseardhjen në botën e drejtësisë…