Edmond Dragoti: “Sot jemi në kohën që kush ka më shumë të dashur njëkohësisht është e suksesshme”
Live From Tirana • 19:46 16/02/2021
Në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth një teme shumë delikate siç është marrëdhënia e hapur/kontraverse ishte i ftuar sociologu Edmond Dragoti. Duke qenë se në Shqipëri është akoma delikate të flasësh e të diskutosh për këto marrëdhënie Emondi u pyet se pse në Shqipëri njerëzit nuk i shprehin marrëdhëniet e hapura.
Këto marrëdhënie hyn me vonesë në vendin tonë sepse zakonisht orientimet dhe problemet seksuale kushtëzohen nga zhvillimi ekonomik dhe shoqëror. Por zhvillimi është duke ecur më shpejt dhe përfshirja në këto marrëdhënie duket se është më e madhe. Para 50-vitesh masturbimi ishte i ndaluar, një grua madje e ndau burrin pasi e pa duke u masturbuar. Ndërkohë që kjo është bërë e natyrshme dhe një sjellje normale në ditët e sotme. Me ndryshimin e mjedisit apo teknologjisë, sjellja seksuale po përshtatet. Seksi oral nuk ka funksionuar e ndërsa sot shihet si avantazh. Brezi i ri është ai që e përfshin të renë. Marrëdhëniet janë personale jo kolektive. Janë intime midis partnerëve dhe nuk e ndikojnë aspak shoqërinë.
Por Shqipëria nuk është vetëm Tirana ku këto marrëdhënie duke se pranohen më lehtë se rrethet e tjera të vendit. Për këtë sociologu u pyet se a egziston një hendek në përceptimin e gjërave?
Ajo që duket zakonisht nuk është e vërtetë. Po të vësh re në gjimnaze tendenca e mëparshme ishte që nuk duhet të kishe të dashur, para 30-viteve ishte kush ka të dashur është e suksesshme, tani është kush ka më shumë të dashur njëkohësisht është e suksesshme (për vajzat). Djemtë kryesisht janë dy vite mbrapa vajzave në zhvillimin e tyre qoftë seksual apo intelektual. Adoleshentët meshkuj mburren se kanë bërë seks për herë të parë herët në moshë dhe që kanë shumë të dashura, por në fakt janë vajzat që duhet të kenë sepse piqen seksualisht 2 vite më përpara. Dhe kjo i bënë djemtë më të frustruar. 
Sa i përket marrëdhënieve të hapura, a është brezi i ri këtu në Shqipëri i prirur drejt këtyre lidhjeve?
E kanë të vështirë të ndajnë intimitetin. Në vendet e lindjes me ndryshimin e sistemit politik, u dobësua instikti seksual. Në vende diktatoriale instikti seksual është shumë larg sepse presioni i diktaturës nuk të lejon. Ne në vendin tonë jemi zhvilluar në mënyrë të pakontrolluar. Autoriteti i shtetit dhe i shoqërisë është i dobët dhe kjo bën që njerëzit të kufizojnë sjelljet e tyre. Kultura jonë nuk është ende individuale. Jemi kolektivist në mendjen tonë, i referohemi ende familjes por duhet t’i drejtohemi më shumë interesave tona. Secili duhet të arrijë të njohë veten dhe të kontrollojë instiktet seksuale në përputhje me dëshirat.
Dita Ndërkombëtare e Paqes, Flutura Brakaj mesazh të rinjve: “Proces i gjatë, por duhet të besojmë!”
Live From Tirana 00:05 21/09/2024
26 mijë ndjekës më shumë?! Kush është ish-banori i BBV që ‘mbretëron’ në Instagram këtë javë?
Live From Tirana 00:04 21/09/2024
Librat që të ndryshojnë botëkuptimin, Aida Baro: “Ka gjithmonë një anë tjetër për të zbuluar…”
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
“Mos mbani lule në…”/Trendet e reja të arredimit të shtëpisë sipas Anila Hetoja!
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
Rikthehet Zhaku, ndan me publikun të pathënat e jetës së saj të re si nënë: “Emri i djalit…”
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Maskat e duhura për fytyrën me përbërës direkt nga frigoriferi juaj…
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Koha për të manifestuar, ja çfarë sjell eklipsi hënor për të gjitha shenjat e zodiakut!
Live From Tirana 00:00 18/09/2024