Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

Edicioni i tretë i BBV sipas gazetarit Alban Xhihani: “Shumë i vështirë për të bërë parashikime…”!

Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live në emisionin “Big Brother Radio” me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. Këtë mbrëmje me Elona Duron ka qenë ish-futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit Andi Lila dhe gazetari i njohur i sportit Alban Xhihani.

Si vjen ky edicion i ri tek Albani, cili është opinioni i tij i përgjithshëm për BBV?

Me të thënë të drejtën shoh vetëm Prime-t. Impenjimet familjare dhe ato profesionale nuk ma japin mundësinë që të rri përpara, por shyqyr kemi këto rrjetet sociale që do, s’do i nxjerrin ato momentet kryesore dhe ti arrin të krijosh një lloj ideje për atë që po ndodh. Kam përshtypjen se kur ndodh njëherë, pra e lidh me Big Brother e parë, Big Brother i dytë, i tretë, i katërt kam përshtypjen se ka lojtarë më të mirë se i kanë mësuar hilet e lojës, dinë të bëjnë lojë. Ne kemi krijuar një ide për të gjithë personazhet që janë aty, për VIP-at që janë aty dhe pak a shumë i njohim. Sado ti të çlidhesh përpara ekranit, diçka e kupton nga vetja jote dhe aty kuptohet që pjesa më e madhe ose të gjithë janë në lojë. Dalin pak nga karakteri i tyre i vërtetë për të bërë lojën e tyre.

Më tej, ai shtoi:

Kjo mendoj që është diferenca nga Big Brother i parë me atë të dytin që kishte lëvizje vetëm me një sens me Luizin. Ndërsa këtë e shoh me lojtarë më të fortë dhe shumë të vështirë për të bërë parashikime. Ky është me lojtarë më të fortë. E kanë me periudha. Janë 50 e ca ditë sot dhe unë kam parë që ngrihet njëri, ulet tjetri. Domethënë janë 3-4 personazhe që tentojnë të ngrihen sipas situatave dhe uroj që të vazhdojnë kështu. Që ai që e ndjen veten si kryesori ose më i votuari i publikut të mos rrijë në hije, por të vazhdojë të bëjë lojën e vet.