Celebrities Gossip Showbiz

Edhe Tuna i bashkohet trendit ‘Barbie’!

Tuna padyshim që kohëve të fundit ka qenë kryefjalë e mediave. Pas një pauze mjaft të gjatë në muzikë, lajmeve për ndarjen nga ish- partneri Patris Berisha, këngëtarja ka arritur të jetë në qendër të portaleve me rikthimin e saj në tregun muzikor.

E teksa ngjyra e vitit 2023 po e mban akoma në modë rozën e nxehtë si një nga tendencat më të mëdha të ngjyrave për vitin 2023 duket se trendit ‘Barbie’ i  është bashkuar dhe artistja. Me anë të disa fotove të ndara në rrjete sociale, Tuna shfaqet e veshur me nje jumpsuit në ngjyrë rozë dhe krahas e ka shoqëruar me mbishkrimin ‘Barbie. E padyshim që tiparet e bukuroshes, flokë bjonde dhe sy blu e bëjnë bukuroshen nje kukull.

Një lajm që mund të themi me plot gojë se ka ‘thyer rrjetin’ ka qenë ribashkimi i saj me reperin Cozman. Dyshja sollën një duet së bashku pas dy bashkëpunimeve super të suksesshme vite më parë. Nuk dihet nëse artistët janë ribashkuar edhe në jetën romantike, por kimia e tyre duket qartazi jo vetëm në hitin që sapo kanë publikuar, por edhe në koncertet që mbajnë së bashku.