Celebrities Gossip Showbiz

Edhe Tom Hanks si Will Smith, nervozohet keq me fansat, ‘qëndroni larg gruas time’ (Video)!

Tom Hanks u shndërrua nga aktor në një turprojë mbrëmjen e djeshme kur një grup fansash të çmendur iu afruan gruas së tij, Rita Wilson.

Aktori fitues i Oscar-it u nervozua kur personat në fjalë për pak sa nuk e rrëzuan Wilson, e cila përfundoi duke u penguar, ndërsa ishte në New York.

-“Ndaloni!” -bërtiti Wilson.

-“Gruaja ime? Kthehuni pas! Po hidhni gruan time?!”- u bërtiti Hanks, përpara se çifti të hipte në një makinë që i priste.

Më pas u dëgjua një fans duke u kërkuar falje. Ylli i “Forrest Gump” ka qenë në një turne për të promovuar filmin e tij të ardhshëm me regji të Baz Luhrmann, “Elvis”, për disa javë. Në fillim të këtij muaji, ai mori pjesë në një shfaqje në Australi, së bashku me aktorin kryesor, Austin Butler.

Wilson dhe Hanks janë të martuar prej 34 vitesh. Ata u takuan në vitin 1981 në xhirimet e “Bosom Buddies”, një sitcom që u shfaq nga 1980 deri në 1982.

Në atë kohë, Hanks ishte ende i martuar me gruan e tij të parë, të dashurën e gjimnazit Samantha Lewes, me të cilën kishte dy fëmijë, djalin aktor Colin Hanks, 44 vjeç dhe vajzën Elizabeth Hanks, 40 vjeç.

Tom dhe Wilson kanë dy djem: aktorin dhe reperin Chet Hanks, 31 vjeç dhe Truman Hanks, 26 vjeç.