Celebrities Gossip Showbiz

Edhe pse të ndarë prej vitesh, Nick Cannon flet me adhurim për Mariah Carey: “Është dhuratë nga Zoti…”!

Pavarësisht se dyshja e njohur Mariah Carey dhe Nick Cannon kanë vendosur të ndjekin rrugët e tyre të ndara në jetë, aktori i humorit ende e konsideron atë “dashurinë e tij më të madhe”. Së fundmi ai ka mirëpritur fëmijën e tij të 12-të nga partnerja Alyssa Scott. Së fundmi, Nick Cannon nuk ka hezituar të flasë për ish-en e tij, Mariah Carey duke shprehur se:

Unë flas gjithmonë për të. Fansat e mi inatosen me mua, por unë kam qenë fans i saj që në moshën 12-vjeç. Kisha fotot e saj në mur dhe më pas ajo u bë gruaja ime. Ajo është personi më i lezetshëm që kam takuar ndonjëherë.

Ish-çifti kanë së bashku binjaket, Moroccan dhe Monroe. Në vitin 2014, ata vendosën të ndaheshin, por dy vite më vonë e gjetën sërish njëri-tjetrin. Ai shtoi se:

Kam përfituar shumë nga ajo. Ajo është gjithmonë e lumtur, bën gjithçka për të tjerët. Pavarësisht se çfarë po ndodh në jetën e saj unë them: “Uau, një person mund të funksionojë vërtet kështu dhe të mos e lërë energjinë e tij negative jashtë. Kjo grua nuk është njeri, ajo është një dhuratë nga Zoti”.

Komediani i njohur pranoi së fundmi gjithashtu se ndihet fajtor për shkak se nuk mund të kalojë mjaftueshëm kohë me fëmijët e tij. Prezantuesi i “Masked Singer” aktualisht ka 12 fëmijë dhe po lufton të balancojë karrierën e tij.