Pavarësisht se mbrëmja e madhe e ‘Met Gala 2021’ përfundoi, ka akoma vend për diskutim. Këngëtarja e njohur Selena Gomez nuk mori pjesë në mbrëmjen e zhvilluar këtë vit por fansat e saj e bënë shumë të dukshme prezencën e saj. Gjatë kohës kur Justin Bieber dhe Hailey Baldwin po ecnin së bashku në tapetin e kuq, fansat filluan të gjithë të brohorisnin emrin e Selenës.
Selena Gomez ka marrë pjesë në ‘Met Gala’ për herë të fundit në vitin 2018. Këngëtari Justin ka qenë në një lidhje shumë të kmplikuar me ish-partneren e tij pasi marrëdhënia e tyre gjithmonë ka qenë e luhatur. Lidhja e tyre mori fund përfundimisht në vitin 2018.
Më pas ai u lidh me modelen e njohur amerikane, Hailey Baldwin. Së bashku të dy ata vendosën të martoheshin në heshtje në një gjykatë në Nju Jork në muajin shtator në 2018 dhe më pas e festuan në një event dasmën e tyre në ‘Montage Palmetto Bluff’ përafërsisht një vit më vonë, në shtator të 2019.
Këngëtari 27-vjeçar i hitit të momentit “Stay” kishte zgjedhur që të vishte një kostum të zi nga “La Masion Drew” ndërsa gruaja e tij, modelja e njohur 24-vjeçare, kishte zgjedhur një fustan të zi me një dekolte të hapur në pjesën e saj të gjoksit, nga marka prestigjoze ‘Saint Laurent’. Kjo është hera e parë që ata shfaqen në ‘Met Gala’ si një çift i martuar.
Ndërkohë që nga ana tjetër Selena Gomez gjatë një intervste në muajin qershor të 2021, është shprehur se marrëdhëniet e saj ishin të ‘mallkuara’. Rikujtojmë se dyshimet se Hailey mund të jetë shtatëzënë janë shtuar që nga mbrëmja e ‘Met Gala’ pasi Justin preku barkun e saj teksa po pozonin përpara kamerave.