Në jetën tonë të përditshme, mund të jemi mësuar që të lajmë vetëm ushqimet që kanë lëkurë të ngrënshme. Por, me siguri do të habiteni nga fakti se disa ushqime, pavarësisht se kanë një lëkurë jo të ngrënshme, duhet të lahen para konsumimit. Pavarësisht se mund t’i qëroni disa fruta dhe perime, gjatë këtij procesi, bakteret nga lëvozhga bien në kontakt me lëkurën dhe kalojnë në pjesën që keni qëruar.
Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të lani mirë bananet, mandarinat, pjeprin, portokallin dhe frutat e ngjashme përpara se t’i qëroni. Edhe arrat duhen larë kur nuk i është hequr lëvozhga, sepse asnjëherë nuk e dini se si janë ruajtur gjatë prodhimit dhe transportit. Përveç kësaj, larja ndihmon në largimin e acidit fitik, i cili mbron nga parazitët që dëmtojnë trupin. Edhe frutat e thata duhen larë.
Ato konsiderohen nga më të pistat, sidomos nëse nuk janë të ambalazhuara. Frutat e thata duhet të lahen mirë nën ujë të rrjedhshëm apo edhe të zhyten në ujë për disa orë. Frutat dhe perimet i sigurojnë trupit tonë shumë lëndë ushqyese thelbësore dhe duhet të jenë një pjesë kyçe e të gjitha dietave tona. Në fakt, NHS rekomandon që një i rritur të konsumojë të paktën pesë porcione frutash dhe perimesh të ndryshme në ditë.
Sipas Organizatës Shëndetësore, është vërtetuar se njerëzit që hanë të paktën pesë porcione fruta dhe perime në ditë kanë një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe disa lloje kanceri. Ndërkaq, vera ka ardhur dhe është koha për frutin më freskues, shalqirin! Të gjithëve na ka ndodhur që të blejmë një shalqi dhe kemi parë që nuk është i kuq sa duhet. Por si të dalloni nëse është i pjekur apo jo? Për këtë, ekziston një truk shumë i thjeshtë. Sekreti qëndron tek trashësia midis vijave jeshile. Një përdoruese në rrjete sociale ka ndarë trukun që i mësoi një kultivues shalqiri.