Artistja e njohur Billie Eilish së fundmi ka bërë të ditur një tjetër projekt që këtë herë nuk ka lidhje me muzikën. Ajo ka ndarë së fundmi shumë detaje rreth bashkëpunimit të saj të fundit me firmën e njohur “Nike”. Këngëtarja e hitit “Happier Than Ever” hyri në Instagram të hënën për të njoftuar se linja e shumëpritur e saj “Nike Air Force 1” dhe linja e veshjeve shoqëruese do të dalin më vonë këtë muaj.
Linja e re e këpucëve dhe veshjeve përkatëse lansohet më 24 prill në faqen e internetit të Eilish dhe në aplikacionin SNKRS të Nike më 25 prill. Për Nike Air Force 1 të ri-imagjinuar, ngjyrë bezhë, Eilish zgjodhi materiale miqësore me mjedisin, ndërsa sillte ose më saktë prezantonte stilin e saj të gjerë, me rripa të trashë në mes të këmbës pjesa e sipërme e këpucës së bashku me elementët e dizajnit të frymëzuar nga dy klasikë të tjerë të Nike: Alpha Force Low dhe Air Trainer 3.
E gjithë këpuca është bërë nga 18% përmbajtje e ricikluar pas konsumit, duke përfshirë pjesën e sipërme nubuck sintetike që përdor 80% materiale të ricikluara, 100% detaje poliestër të ricikluar dhe një nën këmbë të bërë me Nike Grind. Skema e ngjyrave bezhë shtrihet në koleksionin e veshjeve Nike x Billie, i cili përmban një hoodie me kapuç, pantallona sportive dhe bluzë të zbukuruar me grafikë delikate silikoni “Billie Eilish”. Në një deklaratë Eilish shpjegoi se:
Sfida dhe mundësia me këtë koleksion ishte të respektoja origjinalet, por t’i bëja ato të miat. Ishte gjithashtu e rëndësishme për mua që të përzieja materialet e preferuara mjedisore ku mundemi dhe t’i prezantonim në një mënyrë që të ndjehej e freskët.
Eilish më parë ka bashkëpunuar me Nike për atletet Ghost Green Air Jordan 1 (170 dollarë) dhe Air Jordan 15 (225 dollarë). Të dyja këpucët janë shitur në Nike, por mund t’i gjeni në faqet e rishitjes si StockX për rreth 186 dollarë për AJ 15 dhe duke filluar nga rreth 132 dollarë për AJKO 1.
Nga ana muzikore, këngëtarja dhe vëllai i saj të dy fitues të “Grammy” dhe “Oscar” do të performojë në Festivalin e Muzikës Coachella Valley më 16 dhe 23 prill përpara se të niset jashtë shtetit për shfaqje të shitura të turneut të saj në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.